Marrëveshje informuese mbi pëlqimin: Pjesëmarrje në një pyetësor mbi identitetin social

Faleminderit për interesimin tuaj në plotësimin e këtij pyetësori!

Pyetësori ka të bëjë me një detyrë ku ne iu pyesim të përcaktoni nëse persona të ndryshëm u përkasin grupit tuaj ose jo. Po ashtu, ne ju kërkojmë që të ofroni disa informacione mbi veten (gjininë, kombësinë, shtetësinë). Për të plotësuar pyetësorin, mund t’ju duhen më pak se 5 minuta.

I gjithë informacioni që do të ofroni, do të trajtohet si sekret dhe do të përdoret vetëm për studimin shkencor. Anketa është anonime – ne nuk do t’ju kërkojmë të jepni as emrin tuaj.

Në fund të pyetësorit, ju do të merrni një përgjigje të shkurtër në të cilën do të përshkruhet aktiviteti juaj mbi detyrën. Është gjithashtu e rëndësishme që ju ta plotësoni pyetësorin me seriozitet dhe ndershmëri, për të marrë edhe përgjigje përkatëse.

Pjesëmarrja është vullnetare dhe ju mund ta ndërprisni atë në çdo kohë, duke mbyllur dritaren e pyetësorit.

Ndihuni të lirë të na kontaktoni në info@sibyouth.org nëse keni ndonjë pyetje rreth studimit tonë.

Duke klikuar butonin më poshtë, ju pranoni se e keni lexuar Deklaratën Informuese mbi Pëlqimin, e cila gjendet më sipër, dhe pranoni të merrni pjesë në anketë.

E lexova përshkrimin dhe kushtet mbi pyetësorin si dhe jam gati të vazhdoj.

Ju lutemi, shtypni “Vazhdo” kur të jeni gati për të filluar!

* Këta persona dhe karakteristikat e tyre janë marrë (me lejen e tyre) nga Enti i Statistikave të Kosovës.
Mashkull
Femër

Tani do t’ju shfaqim një seri kartash. Në secilën prej tyre, ju do të shihni një fotografi/figurë të një profili të hijezuar.

Detyra juaj është që t’i hidhni një vështrim këtyre kartave dhe të përgjigjeni duke klikuar butonin NE (shronja “E“ në tastierë) ose ATA (shkronja “I“ në tastierë). Nëse besoni se ky person është dikush që i përket grupit tuaj, ose është NE, atëherë klikoni butonin NE (shkronja “E”); në të kundërtën, nëse besoni se ky person është dikush që NUK i përket grupit tuaj, atëherë klikoni butonin ATA (shkronja “I” në tastierë).

Për t’ju dhënë një ide më të qartë se si duken kartat, ne do t’ju shfaqim disa prej tyre për një kohë të shkurtër si shembuj (pra, ju nuk mund t’i klikoni ato në këtë pikë!). Pas kësaj, ju mund të vazhdoni me zgjedhjet tuaja në seksionin e ardhshëm.

Këta persona dhe karakteristikat e tyre janë marrë (me lejen e tyre) nga Enti i Statistikave të Kosovës.

Tani që e krijuat idenë se si duken kartat, detyra juaj është që t’i hidhni një vështrim këtyre Kartave të Identitetit dhe të përgjigjeni duke klikuar butonin NE (shkronja “E” në tastierë) ose ATA (shkronja “I” në tastierë).

Nëse besoni se ky person është dikush që i përket grupit tuaj, ose është NE, atëherë klikoni butonin NE (shkronja “E”); në të kundërtën, nëse besoni se ky person është dikush që NUK i përket grupit tuaj, atëherë klikoni butonin ATA (shkronja “I”) në ekran.

Ju kujtojmë se nuk ka përgjigje të sakta ose të gabuara. Ajo që ka rëndësi, është që ju t‘i vlerësoni Kartat e Identitetit bazuar në atë se a i takojnë personat në fjalë grupit tuaj apo jo. Nga ana tjetër, nuk ka rëndësi fakti se sa karta klikoni si NE apo ATA.