Nga identitetet përfshirëse te shoqëritë përfshirëse:

Shqyrtimi i identitetit të përbërë social te të rinjtë në Ballkanin Perëndimor

 

12. - 13. Nëntor

novi sad october

Krijimi i rrjeteve filloi!

Takimi i parë rajonal, në fokus të të cilit ishte ndërtimi i një bashkëpunimi më të mirë rajonal lidhur me studimin e identiteteve sociale, u mbajt në 12 dhe 13 nëntor në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Beogradit. Ky takim bëri bashkë studiues nga rajoni (Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Kosova*, Maqedonia, Serbia) si dhe studiues të fushës së identiteteve sociale dhe marrëdhënieve ndërgrupore nga Izraeli dhe Belgjika. Takimi u organizua në kuadër të projektit “Building Regional Excellence in Social Identity Research” i cili mbështetet nga Programi për Promovimin e Studimeve në Rajon (RRPP).

Takimi ishte një mundësi e mirë për shkëmbimin e gjetjeve studimore nga shoqëritë e dala nga konfliktet ndërkohë që nxori në pah ngjashmëritë dhe dallimet mes tyre. Studiuesit patën mundësi të diskutonin edhe rreth mundësisë së krijimit të një rrjeti të qëndrueshëm (studime të mëtejshme të përbashkëta, financimin e tyre, ndërtimin e një platforme elektronike për shkëmbimin e burimeve etj...) si dhe, interpretimit të gjetjeve nga studimet mbi identitetin social, në ndërhyrje shoqërore.

 

 

 

             

 

Projekti mbështetet në kuadër të kornizës së Programit për Promovimin e Studimeve Rajonale në Ballkanin Perëndimor (RRPP) i cili menaxhohet nga Universiteti i Friburgut, nën mandatin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamentit Federal të Marrëdhënieve me Jashtë.

Regional Research Promotion Programme in the Western Balkans