Nga identitetet përfshirëse te shoqëritë përfshirëse:

Shqyrtimi i identitetit të përbërë social te të rinjtë në Ballkanin Perëndimor

 

12. Nëntor - Beograd

 

novi sad october

Njoftim për takim rajonal

Takimi rajonal në kuadër të projektit "Building Regional Excellence and Social Identity Research”, mbështetur nga RRPP do të mbahet të shtunën më 12 nëntor, në Fakultetin e Filozofisë në Beograd, Serbi. Takimi do të bëjë bashkë studiues nga Kroacia, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Kosova e Servbia, të interesuar mbi temat që kanë të bëjnë me identitetin social dhe marrëdhëniet ndërgrupore. Pjesëmarrësit do të prezantojnë studimet e tyre, do të diskutojnë çështje me interes të përbashkët si dhe do të bisedojnë rreth mundësive konkrete për bashkëpunim me projekte në të ardhmen. Qëllimi i këtij takimi është vendosja e një traseje për formimin e një rrjeti rajonal të qendrave studimore, i përkushtuar për studime sociale, me synime afatgjate në studimin dhe gjetjen e të dhënave mbi vendimmarrësit në shoqëritë respektove. Të ftuar specialë që do të ofrojnë perspektivën ndërkombëtare në këto çështje do të jenë Aharon Levy, nga Qendra Ndërkombëtare “Herzliya” në Izrael, dhe Alba Jasini nga Universiteti Katolik i Leuven-it në Belgjikë.

 

             

 

Projekti mbështetet në kuadër të kornizës së Programit për Promovimin e Studimeve Rajonale në Ballkanin Perëndimor (RRPP) i cili menaxhohet nga Universiteti i Friburgut, nën mandatin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamentit Federal të Marrëdhënieve me Jashtë.

Regional Research Promotion Programme in the Western Balkans