Nga identitetet përfshirëse te shoqëritë përfshirëse:

Shqyrtimi i identitetit të përbërë social te të rinjtë në Ballkanin Perëndimor

 

  • Home
  • Lajm
  • 31. Korriku - 13. Gusht - Ekseter

31. Korriku - 13. Gusht - Ekseter

novi sad october

Rezultatet e projektit prezantohen në shkollën verore EASP të Universitetit të Ekseterit

Në mbështetje të projektit “Building Regional Excellence and Social Identity Research”, Marija Branković mori pjesë në shkollën verore të Shoqatës Evropiane të Psikologjisë Sociale (EASP) e cila u mbajt në Universitetin e Eksterit, nga 31 korriku deri në 13 gusht. Shkolla verore bëri bashkë studentë të përzgjedhur doktorate të fushës së psikologjisë sociale nga Evropa, Amerika dhe Australia. Branković ishte edhe pjesë e një grupi pune që u mor me psikologjinë e pabarazisë sociale dhe dallimet statusore. Në këtë grup, pjesëmarrësit diskutuan se si statusi social formëson perceptimet sociale, sjelljen dhe veprimet, si dhe format e veprimit kolektiv që ndikojnë në ndryshimin e hierarkisë statusore. Branković prezantoi para kolegëve të saj edhe rezultatet e projektit mbi identitet sociale të të rinjve në Ballkanin Perëndimor, i mbështetur nga RRPP.

 

 

             

 

Projekti mbështetet në kuadër të kornizës së Programit për Promovimin e Studimeve Rajonale në Ballkanin Perëndimor (RRPP) i cili menaxhohet nga Universiteti i Friburgut, nën mandatin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamentit Federal të Marrëdhënieve me Jashtë.

Regional Research Promotion Programme in the Western Balkans