Nga identitetet përfshirëse te shoqëritë përfshirëse:

Shqyrtimi i identitetit të përbërë social te të rinjtë në Ballkanin Perëndimor

 

Tetor - Holandë dhe Belgjikë

novi sad october

Promovim i rezultateve të projektit në universitete në Holandë dhe Belgjikë

Në tetor 2016, anëtaret e ekipit tonë Edona Maloku Bërdyna, Iris Žeželj dhe Marija Branković zhvilluan dy vizita studimore për të promovuar rezultatet e projektit si dhe për të vendosur dhe zgjeruar iniciativat për projekte të tjera bashkëpunuese me kolegë nga Holanda dhe Belgjika. Ato mbajtën tre seminare studimore, të ndjekura nga një sërë takimesh bilaterale studimore me studiues nga Universiteti “Utrecht”, Universiteti i Groningen-it si dhe Universiteti i Leuven-it.

Në seminaret studimore, ekipi shfaqi rezultatet e shtrirjes së kompleksitetit dhe inkluzivitetit mes të rinjve në rajon, dhe se si ndikojnë ato në formësimin e marrëdhënieve ndërgrupore në vendet e përfshira në këtë projekt. Gjetjet kryesore tregojnë se të rinjtë i perceptojnë identitetet fetare, etnike e kombëtare si tejet të mbivendosura dhe përjashtuese (nuk mund t’i favorizojnë personat që ndajnë diçka por jo gjithçka nga identitetet e tyre), e si rrjedhojë, përkufizimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ripajtimit. Seminaret u ndoqën nga diskutime ndërakteve dhe komente nga studiues të tjerë lidhur me implikimin e mundshëm të politikave, si dhe programe ndërhyrëse që mund t’i adresojnë këto çështje. Seminaret tërhoqën interes të madh, me pjesëmarrës që vinin nga institucionet sikurse Universiteti “Utrecht”, Universiteti i Amsterdamit, Qendra Evropiane për Studime mbi Migrimin dhe Marrëdhëniet Etnike (ERCOMER), Universiteti i Groningen-it dhe Qendra për Psikologji Sociale e Kulturore në Universitetin e Leuven-it.

Ekipi zhvilloi edhe një sërë takimesh studimore me kolegë nga këto institucione, për të vendosur lidhje për projekte të mundshme studimore, shkëmbimi si dhe ndërhyrjeje. Një nga rezultatet e para të këtyre takimeve është iniciuar tashmë; anëtaret e ekipit tonë iu bashkuan një projekti studimor në rang kombëtar, lidhur me kontakt ndërgrupor dhe mbështetje për ndryshime sociale te grupet në avantazh dhe disavantazh. Dy bashkëpunime të frytshme u vendosën gjithashtu: një koleg nga Shqipëria që bën studimin e saj në Universitetin e Leuven-it (Alba Jasini) dhe një koleg nga Izraeli që bën studimin e tij në Universitetet IDC Herzlya dhe të Groningen-it (Aharon Levi) do të na bashkohen në Konferencën rajonale të Beogradit në 12 nëntor. Përfundimisht, një rezultat i rëndësishëm i vizitës është një draft për një program ndërhyrjeje për t’u zbatuar në Ballkanin Perëndimor, i cili do të zhvillohet më tej në një konferencë rajonale në Beograd.

 

 

 

             

 

Projekti mbështetet në kuadër të kornizës së Programit për Promovimin e Studimeve Rajonale në Ballkanin Perëndimor (RRPP) i cili menaxhohet nga Universiteti i Friburgut, nën mandatin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamentit Federal të Marrëdhënieve me Jashtë.

Regional Research Promotion Programme in the Western Balkans