Nga identitetet përfshirëse te shoqëritë përfshirëse:

Shqyrtimi i identitetit të përbërë social te të rinjtë në Ballkanin Perëndimor

 

7.-9. Tetor - Novi Sad

novi sad konferencija

Rezultatet e projektit u prezantuan në mini-konferencën mbi Psikologjinë Politike në Novi-Sad

Mini-konferenca mbi Psikologjinë Politike në Evropën Juglindore , e sponsorizuar nga Shoqëria Ndërkombëtare për Psikologji Politike (ISPP) u mbajt në Universitetin e Novi-Sadit nga 7 deri më 9 tetor, 2016.

Synimi kryesor i konferencës ishte të bënte bashkë në një vend, kërkues dhe praktikues nga Evropa Juglindore në fushën e psikologjisë politike, për vendosjen e kontakteve dhe rrjeteve të reja të bashkëpunimit, si dhe forcimin e atyre ekzistuese. Programi i konferencës përfshiu prezantime nga studiues që kishin ardhur nga Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Greqia, Hungaria dhe Serbia, si dhe studiues nga jashtë rajonit, të interesuar mbi temat rajonale.

Anëtarët e ekipit tonë kërkimor prezantuan dy punime shkencore si dhe morën pjesë në një diskutim në tryezën e rrumbullakët. Marko Vlladisavljeviq, anëtar i ekipit tonë kërkimor nga Serbia ishte autori i parë që prezantoi punimin ““How to make national identity more inclusive: Minorities in Western Balkans | Si ta bëjmë më përfshirës identitetin kombëtar: Minoritetet në Ballkanin Perëndimor” ; Vladimir Turjaqanin, kryesuesi i ekipit kërkimor nga Bosnjë-Hercegovina prezantoi punimin “Contact as a mediator of relation between majority/minority status and out group emotions among youth in the Western Balkans | Kontakti si ndërmjetës i marrëdhënies së statusit shumicë/pakicë dhe emocionet jashtë-grupore mes të rinjve në Ballkanin Perëndimor. Turjaqanin u ftua gjithashtu të merrte pjesë në një Tryezë të Rrumbullakët mbi Psikologjinë Politike – “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja”- ku prezantoi projektin në fjalë.

Programi i plotë i konferencës mund të gjendet në lidhjen në vijim http://psihologija.ff.uns.ac.rs/ispp2016/program.php

 

 

 

             

 

Projekti mbështetet në kuadër të kornizës së Programit për Promovimin e Studimeve Rajonale në Ballkanin Perëndimor (RRPP) i cili menaxhohet nga Universiteti i Friburgut, nën mandatin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamentit Federal të Marrëdhënieve me Jashtë.

Regional Research Promotion Programme in the Western Balkans