Nga identitetet përfshirëse te shoqëritë përfshirëse:

Shqyrtimi i identitetit të përbërë social te të rinjtë në Ballkanin Perëndimor

 

13. Кorrik - Varshavë

fotografija Varsava

Konferenca e Shoqatës Ndërkombëtare për Psikologji Politike, 13-17.07.2016, Varshavë, Poloni

Shtatë anëtarë të projektit SIBY (Iris Žeželj, Marija Branković, Marko Vladisavljević, Srđan Dušanić, Vladimir Turjačanin, Edona Maloku dhe Kaltrina Kelmendi) prezantuan rezultatet e projektit në simpoziumin e konferencës së Shoqërisë Ndërkombëtare për Psikologji Politike të mbajtur më 13-17 korrik 2016 në Varshavë të Polonisë (http://www.ispp.org/uploads/attachments/30June_FULL_PROGRAM_2016_CLEAN_v3.pdf).

Tema e konferencës ishte “Shoqëria e mirë: Perspektivat e Arsyes, Komunikimit dhe Mirëqenies”. Ajo bëri bashkë më shumë se 700 psikologë ndërkombëtarë, sociologë, studiues të Shkencave Politike dhe të Komunikimit. Simpoziumi ishte zgjedhur nga një konkurrencë e fortë; autorët prezantuan 5 artikuj shkencorë të lidhur konceptualisht, të cilët shpalosën rezultatet kryesore të projektit. Felicia Pratto nga Universiteti i Konektikatit, mentore e projektit, pati nderin t’i rezervohej një karrige në panelin drejtues të këtij simpoziumi. Autorët patën shansin të prezantonin edhe një mini-dokumentar nëpërmjet të cilit i ftuan studiuesit e tjerë të merrnin pjesë në rrjetin tonë kërkimor. Një sërë broshurash me rezultatet e arritura u ndanë gjithashtu për audiencën, ndërkohë që një interesim i madh u tregua për rezultatet dhe bashkëpunimin kërkimor në të ardhmen.

 

 

             

 

Projekti mbështetet në kuadër të kornizës së Programit për Promovimin e Studimeve Rajonale në Ballkanin Perëndimor (RRPP) i cili menaxhohet nga Universiteti i Friburgut, nën mandatin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamentit Federal të Marrëdhënieve me Jashtë.

Regional Research Promotion Programme in the Western Balkans