Nga identitetet përfshirëse te shoqëritë përfshirëse:

Shqyrtimi i identitetit të përbërë social te të rinjtë në Ballkanin Perëndimor

 

5. Maj - Granadë

Granada Spain

5.5. Granadë, Spanjë

Më 5 maj 2016, Sinisha Lakiq (PhD, pjesëtar i ekipit kërkimor nga Universiteti i Banja-Lukës) u takua me një grup studiuesish të psikologjisë sociale të Universitetit të Granadës (Spanjë) i përbërë nga Prof. Rosa Rodriguez-Bailon, Prof. Guilermo B. Uillis si dhe studentë doktorate të interesuar. Gjatë takimit, Lakiq prezantoi veçantitë e shoqërive të Ballkanit Perëndimor si dhe metodologjinë dhe rezultatet e projektit “Nga identitetet përfshirëse drejt shoqërive përfshirëse”. Prezantimi vijoi me shkëmbime idesh të cilat ishin kryesisht të fokusuara te përputhshmëria e analizimit të identiteteve sociale në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Spanjë, ku identitetet rajonale kanë luajtur një rol të madh dhe në rritje vitet e fundit (p.sh. çështja e pavarësisë së Katalonjës). Po ashtu, në këto diskutime u shkëmbyen edhe materiale kërkimore si dhe u fol për një bashkëpunim të mundshëm në fushën e kërkimeve shkencore.

             

 

Projekti mbështetet në kuadër të kornizës së Programit për Promovimin e Studimeve Rajonale në Ballkanin Perëndimor (RRPP) i cili menaxhohet nga Universiteti i Friburgut, nën mandatin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamentit Federal të Marrëdhënieve me Jashtë.

Regional Research Promotion Programme in the Western Balkans