Nga identitetet përfshirëse te shoqëritë përfshirëse:

Shqyrtimi i identitetit të përbërë social te të rinjtë në Ballkanin Perëndimor

 

7. qershor

Madrid

Kongresi i 6 Ndërkombëtar mbi ndërpersonale pranim dhe refuzimit

Grupi i Maqedonisë në përbërje Blazhevska-Stoilkovska dhe Pajaziti nga projekti i RRPP “Nga perceptimet inkluzive drejt shoqërive inkluzive” nga 6 deri më 9 qershor ishte në Madrid si pjesë e Kongresit të gjashtë për pranim dhe refuzim (ISIPAR), në Fakultetin e Psikologjisë të Universitetit Kombëtar të Arsimit nga Distanca (UNED), ku u shpalosën rezultate nga hulumtime empirike të realizuara në vende të ndryshme të Europës, Azisë dhe në ShBA.

Ata morën pjesë me dy artikuj: (1) “Marrëdhëniet personale dhe inkluziviteti i identitetit social si prediktorë të barazisë së percipuar të grupeve dhe distancës sociale: hulumtim në kontekstin maqedonas” (Personal relations and social identity inclusiveness as predictors of perceived group equality and social distance: evidence from Macedonian context) me autorë Biljana Blazhevska-Stoilkovska, Ana Fritzhand dhe Ali Pajaziti dhe (2)“Nxitja e ndjenjave pozitive ndaj antarëve të grupeve të jashtme: A janë rrjetet sociale dhe komunikimi i drejtpëdrejtë të rëndësishme në këtë proces?” (Fostering positive emotions toward out-group members: weather social network or direct communication matters?, me autorë Ali Pajaziti, Biljana Blazhevska-Stilkovska, Ana Fritzhand.

Blazhevska-Stoilkovska dhe Pajaziti ndoqën leksione, prezantuan në simpoziume dhe sesione, diskutuan me kolegë nga vende të ndryshme rreth rëndësisë së kontakteve/relacioneve interpersonale. Por edhe për rolin e raporteve grupore dhe për pranimin/akceptimin në nivel personal dhe grupor.

             

 

Projekti mbështetet në kuadër të kornizës së Programit për Promovimin e Studimeve Rajonale në Ballkanin Perëndimor (RRPP) i cili menaxhohet nga Universiteti i Friburgut, nën mandatin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamentit Federal të Marrëdhënieve me Jashtë.

Regional Research Promotion Programme in the Western Balkans