Nga identitetet përfshirëse te shoqëritë përfshirëse:

Shqyrtimi i identitetit të përbërë social te të rinjtë në Ballkanin Perëndimor

 

29. Prill -Kosovo

conference in Kosovo

Konferenca mbi identitetet sociale të të rinjve në Kosovë. Bashkëveprimi ndërmjet përkatësisë etnike, fetare dhe kombëtare.

Në 29 prill, RIT-Kosovo (Rochester Institute of Technology-Kosovo, i njohur gjithashtu edhe si Universiteti Amerikan i Kosovës) mirëpriti një konferencë mbi “Identitetet Sociale të të rinjve në Kosovë: Bashkëveprimi ndërmjet përkatësisë etnike, fetare dhe kombëtare”, ku u prezantuan dhe u diskutuan rezultatet e projektit më të fundit kërkimor. Konferenca u drejtua nga anëtarët tanë të fakulteteve, Edona Maloku Bërdyna e cila është gjithashtu edhe kryesuesja kombëtare e këtij projekti kërkimor e cila shqyrtoi çështjen e tezës së identiteteve sociale në 4 vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Qëllimi kryesor i konferencës ishte prezantimi i gjetjeve kërkimore në Kosovë dhe analizimi se si mund të përdoren ato për të rritur bashkëpunimin mes komuniteteve etnike, së pari mes shqiptarëve kosovarë dhe serbëve kosovarë. Për të arritur qëllimin, konferenca mblodhi së bashku autoritete përgjegjëse që janë aktive në çështjet që kanë të bëjnë me minoritetet, iniciativat rinore dhe median, përfshi Adrian Zeqiri nga Qendra Evropiane për Çështjet e Minoriteteve (ECMI-Kosovo), Venera Çoçaj nga Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR-Kosovo) dhe Eraldin Fazliu, gazetar politik nga “Kosovo 2.0”. Panelit iu bashkëngjitën edhe partnerët nga Maqedonia të këtij projekti: Dr. Ali Pajaziti nga Universiteti i Evropës Juglindore (SEEU-Macedonia) i cili prezantoi situatën e identifikimit kombëtar, etnik e fetar mes maqedonasve etnik dhe shqiptarëve etnik, si dhe Admir Qose, kryeredaktor i televizionit ALSAT në Maqedoni, i cili foli rreth rolit të medias në kapërcimin e stereotipave ndëretnikë. Në konferencë morën pjesë mbi 40 pjesëmarrës, kryesisht nga sektorët rinorë të organizatave jo qeveritare, studentë nga RIT-Kosovo dhe nga Universiteti i Prishtinës.

Konkluzionet kryesore të konferencës ishin se marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë mbeten të vështira dhe në veçanti dallohen më së shumti krahasuar me vendet e tjera, me 70% të pjesëmarrësve që raportojnë se nuk kanë pasur kurrë kontakt me anëtarë të grupeve të tjera etnike. Kjo ndodh sepse janë ende të rralla format e identifikimeve që kanë pasur sukses mes të rinjve, dhe kryesisht ato bazohen te përkatësia etnike ose te kryqëzimi i fortë i identiteteve, (p.sh., një kryqëzim vetëm i identiteteve etnike dhe fetare). Rinia, në përgjithësi, është shumë pak e interesuar të pranojë dhe të përfshijë të tjerët që dallojnë në prapavijë etnike, fetare dhe kombëtare, si pjesë të grupeve të tyre. Përveç kësaj gjithsesi, të rinjtë shfaqin potencial pozitiv i cili mund të përdoret nga politikë bërësit për të përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike. Për shembull, të rinjtë janë në dijeni të shtrirjes se deri ku këto identitete sociale (sidomos identitetet etnike) janë më së shumti të politizuara dhe përdoren nga elitat politike. Më e rëndësishmja, të rinjtë në Kosovë shfaqin kryesisht respekt të lartë ndaj barazisë grupore dhe dëshirës për të punuar drejt kapërcimit të ndarjeve ndëretnike.

Regjistrimi i konferencës është lëshuar në kanalin e Universitetit Amerikan (mikpritësi i konferencës) dhe mund të arrihet përmes lidhjes së këtushme: https://www.youtube.com/watch?v=65VEqq-03iI

Njoftimi për mediat mund të arrihet përmes lidhjes së këtushme: http://www.auk.org/web/current-news-events/885-rit-kosovo-hosted-a-conference-on-social-identities-of-youth-in-kosovo-interplay-between-ethnic-religious-and-national-belonging.html

             

 

Projekti mbështetet në kuadër të kornizës së Programit për Promovimin e Studimeve Rajonale në Ballkanin Perëndimor (RRPP) i cili menaxhohet nga Universiteti i Friburgut, nën mandatin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamentit Federal të Marrëdhënieve me Jashtë.

Regional Research Promotion Programme in the Western Balkans