Nga identitetet përfshirëse te shoqëritë përfshirëse:

Shqyrtimi i identitetit të përbërë social te të rinjtë në Ballkanin Perëndimor

 

ALSAT-M

Photo ALSAT discussion

ALSAT-M, PROGRAMI 200: Prezantimi i projektit “Nga identitetet përfshirëse te shoqëritë përfshirëse”

Ditën e martë, më 8 mars 2016, në kuadër të programit të mirënjohur “200” të Televizionit kombëtar ALSAT-M u diskutua çështja e vendosjes së kryqit dhe shqiponjës në kryeqytetin e Maqedonisë, të cilat përveç tensioneve nxorën në sipërfaqe edhe një herë mungesën e njohjes së ndërsjellë dhe me këtë, edhe përforcimin e paragjykimeve në shoqëri. Situata nxori në pah edhe një dimension tjetër të rëndësishëm, atë të shekullarizimit ose mosndërhyrjes së fesë në shtet. Ai që la më së shumti përshtypje, ishte megjithatë reagimi i ftohtë i njerëzve ndaj këtyre zhvillimeve, të cilët e përceptuan cështjen më shumë si politike se sa një problem për t’u manifestuar me reagime të fuqishme emocionale mes etnive.

Për këto çështje folën profesorët universitarë Ali Pajaziti dhe Ana Fritzhand, të dy pjesë e studimit interesant të mbështetur nga RRPP që zbulon perceptimet mes njerëzve në Maqedoni, si dhe Silke Maier-Witt e Forumit Civil Paqësor e përfshirë me një seri projektesh në Maqedoni.

Shih program televiziv: https://www.youtube.com/watch?v=7b4LG_B06pg&feature=youtu.be

             

 

Projekti mbështetet në kuadër të kornizës së Programit për Promovimin e Studimeve Rajonale në Ballkanin Perëndimor (RRPP) i cili menaxhohet nga Universiteti i Friburgut, nën mandatin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamentit Federal të Marrëdhënieve me Jashtë.

Regional Research Promotion Programme in the Western Balkans