Nga identitetet përfshirëse te shoqëritë përfshirëse:

Shqyrtimi i identitetit të përbërë social te të rinjtë në Ballkanin Perëndimor

 

19. shkurt - Beograd

DSCF5730

Identitetet sociale të të rinjve në Ballkanin Perëndimor: Rëndësia e marrëdhënieve mes identiteteve etnike, fetare dhe kombëtare - Prezantim i rezultateve kërkimore në konferencën përmbyllëse.

Më 19 shkurt 2016, në Fakultetin e Filozofisë në Beograd u mbajt një konferencë për promovimin e rezultateve të projektit «Nga identitetet përfshirëse në shoqëritë përfshirëse: Eksplorimi i identiteteve komplekse sociale të të rinjve të Ballkanit Perëndimor». Projekti, i filluar në vitin 2014, mbështetet nga Universiteti i Freiburgut dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) përmes Programit për Promovimin e Kërkimeve në Rajon (RRPP). Projekti zbuloi ndërveprimin dhe ndërlidhjen mes identiteteve etnike, fetare dhe kombëtare të të rinjve në Ballkanin Perëndimor, si dhe se sa mund të përdoren këto gjetje në përmirësimin e marrëdhënieve ndërgrupore, sidomos kur grupet ndajnë një të kaluar të vështirë mes tyre. Afërsisht 900 të rinj nga Beogradi, Novi-Pazari, Shkupi, Tetova, Banja-Luka, Sarajeva, Prishtina dhe Mitrovica u anketuan ose morën pjesë në grupe fokusi apo në studime rasti.

Rezultatet u prezantuan nga ekipi kërkimor rajonal dhe u paraprinë nga një hyrje nga mentorja e këtij studimi Felicia Pratto, profesore e psikologjisë sociale në Universitetin e Konektikatit si dhe bashkautore e Teorisë së dominimit social, një nga teoritë më me ndikim në studimet ndërgrupore. Pratto nënvizoi specifikat e rajonit si dhe objektivat e të rinjve, përfshi edhe avantazhet krahasuese në këtë projekt të veçantë. Përfaqësues të trupave qeveritarë dhe OJQ-ve nga rajoni morën pjesë gjithashtu në diskutimin vijues.

Gjetjet kryesore tregojnë se identifikimet etnike dhe fetare spikatin më shumë se sa format e tjera të identifikimit (identiteti rajonal lokal, identiteti ballkanas apo ai evropian) në të gjitha rajonet e anketuara. Identitetet etnike dhe fetare spikatin më së shumti në ngjarje konkurruese, si për shembull ndeshje sportive, ose në rastet përkujtimore të konflikteve të mëparshme – përkujtimet historike, festat kombëtare apo ngritjen e monumenteve të luftës. Nga ana tjetër, identitetet kombëtare apo rajonale spikatin më shumë kur të rinjtë jetojnë jashtë apo kur krijojnë kontakt me njerëz të tjerë jashtë rajonit prej nga vijnë. Të rinjtë e identifikojnë sistemin arsimor dhe median si burim të ndarjeve aktuale ndërgrupore në këto vende, të cilat përforcojnë treguesit e grupit që u përkasin, e për rrjedhojë, duke nxjerrë më shumë në pah treguesin jashtëgrupor. Treguesit historikë (p.sh. plan-programet mësimore dhe librat shkollorë) dallojnë në masë të madhe mes grupeve etnike, duke mbështetur kështu, në mënyrë të njëanshme perceptimet ndaj të kaluarës. Media raporton zakonisht çështje që i përkasin një grupi, duke krijuar në këtë mënyrë, versione paralele se sa versione plotësuese të realitetit. Ka dëshmi edhe të praktikave të ndryshme – p.sh. televizioni dygjuhësor në Maqedoni ALSAT M, libra historie shumë-perspektivësh ose ndonjë projekt që ka për qëllim t’i bëjë minoritetet të dalin më në pah te treguesit e shumicës dominuese.

Përveç sfidave megjithatë, rezultatet zbuluan edhe mundësitë se si mund të kapërcehen këto ndarje. Të rinjtë e anketuar, si ata nga grupet pakicë ashtu edhe ata shumicë, janë përgjithësisht të ndërgjegjshëm për ekzistimin e praktikave diskriminuese. Madje, ata vlerësojnë barazinë grupore duke treguar kështu se krijimi i një shoqërie të drejtë është më me vlerë për ta. Ata shprehen të gatshëm për veprim kolektiv, për aq kohë sa ky veprim nuk bart ndonjë qëllim politik (cinizmi politik është shumë i lartë). Duket se të rinjtë janë të gatshëm të ndërtojnë një shoqëri më përfshirëse, por sipas gjykimit dhe kushteve të tyre.

From inclusive iIdentities to inclusive Societies

Multiple social identities and their potential to foster inclusive societies

Multiple social identities: Social identities, attitudes towards other groups and intergroup contact

             

 

Projekti mbështetet në kuadër të kornizës së Programit për Promovimin e Studimeve Rajonale në Ballkanin Perëndimor (RRPP) i cili menaxhohet nga Universiteti i Friburgut, nën mandatin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamentit Federal të Marrëdhënieve me Jashtë.

Regional Research Promotion Programme in the Western Balkans