Nga identitetet përfshirëse te shoqëritë përfshirëse:

Shqyrtimi i identitetit të përbërë social te të rinjtë në Ballkanin Perëndimor

 

24 Nëntor - Novi Pazar

image 978d57f2a1078e4d6ad7c8487bb60931d0b0cb85e2d60bd86bdeeb1fd8505db4 V

Leksion në Novi Pazar

Prof. Ali Pajaziti nga UEJL mbajti më 24 nëntor një ligjëratë para stafit akademik, studentëve të Departamentit të Pedagogjisë të Universitetit Ndërkombëtar të Novi Pazarit dhe përfaqësuesve të medias, me temën “Multi-kulturalizmi, rinia dhe perceptimet mbi identitetin”. Ligjërata, e cila ishte në kuadër të aktivitetit "Networking lectures" të projektit “Prej identiteteve përfshirëse drejt shoqërive përfshirëse”, kishte për qëllim njohjen e komunitetit studentor me rezultatet e kërkimit. Aktiviteti u hap me një fjalim hyrës nga dekani Fetiq dhe më pas vijoi me shqyrtimin e kontekstit të multi-kulturalizmit të Maqedonisë, me të dhëna demografike për Tetovën, si dhe me shpalosjen e rezultateve nga kërkimi i realizuar sasior dhe cilësor, si dhe konkluzionet. Pas kësaj pjese 45 minutëshe vijoi një sesion pyetje-përgjigjesh ku studentët e psikologjisë gjetën hapësirë të diskutonin për problematikat e shoqërive shumë-etnike e shumë-fetare. Ndërkohë Prof. Pajaziti dhe Prof. Fetiq morën pjesë gjithashtu edhe në një emision në TV Sanxhak ku u diskutua çështja e kohezionit social, e përfshirjes së grupeve të cenueshme në shoqëri etj.

IMAG5550IMAG5561

             

 

Projekti mbështetet në kuadër të kornizës së Programit për Promovimin e Studimeve Rajonale në Ballkanin Perëndimor (RRPP) i cili menaxhohet nga Universiteti i Friburgut, nën mandatin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamentit Federal të Marrëdhënieve me Jashtë.

Regional Research Promotion Programme in the Western Balkans