Nga identitetet përfshirëse te shoqëritë përfshirëse:

Shqyrtimi i identitetit të përbërë social te të rinjtë në Ballkanin Perëndimor

 

19-21. Qershor - Budapest

EASP BP groupphoto

Rezultatet e projektit prezantohen në takimin e Shoqatës Evropiane për Psikologji Sociale (EASP)

Gjetjet nga baza serbe e të dhënave u prezantuan në një takim të ngushtë me emrin “Dynamics of intergroup relations: Majority and minority perspectives on improving intergroup relations” (Dinamikat e marrëdhënieve ndërmjet grupeve: Perspektivat e komuniteteve shumicë dhe pakicë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet grupeve), i mbajtur në Budapest të Hungarisë, në datat 19-21 qershor 2015. Takimi mblodhi në të njëjtën tryezë studiues ndërkombëtarë të marrëdhënieve ndërmjet grupeve që shqyrtojnë veçoritë e perspektivave të grupeve shumicë dhe pakicë. Ne prezantuam artikullin shkencor “Social identity complexity and inclusiveness in ethnic majority and minority youth groups” (Identiteti i përbërë social dhe ndjenja përfshirëse në grupet rinore të etnive shumicë ose pakicë) duke u fokusuar mbi lidhjen e statusit pakicë ose shumicë me perceptimin e identitetit social të shumëfishtë mes të rinjve serbë dhe boshnjakë në Serbi.

Shiko prezantim

             

 

Projekti mbështetet në kuadër të kornizës së Programit për Promovimin e Studimeve Rajonale në Ballkanin Perëndimor (RRPP) i cili menaxhohet nga Universiteti i Friburgut, nën mandatin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamentit Federal të Marrëdhënieve me Jashtë.

Regional Research Promotion Programme in the Western Balkans