Nga identitetet përfshirëse te shoqëritë përfshirëse:

Shqyrtimi i identitetit të përbërë social te të rinjtë në Ballkanin Perëndimor

 

28-30 Gusht - Fruska gora

DSCF4720

Takimi i dytë rajonal

Takimi i dytë rajonal lidhur me projektin “Nga identitetet përfshirëse te shoqëritë përfshirëse: Shqyrtimi i identitetit të përbërë social te të rinjtë në Ballkanin Perëndimor” u mbajt në datat 28 deri më 30 shtator në malin Frushka, Serbi.
Në takim morën pjesë partnerët e projektit si dhe mentorja e tij, profesorja Felicia Pratto nga Universiteti i Konektikatit. Grupi u mblodh të diskutonte arritjet e deritanishme nga aktivitetet në kuadër të projektit si dhe detyrat nga planet e reja në të ardhmen. Në qendër të diskutimeve ishin edhe rezultatet e kërkimit sasior dhe cilësor. Në mbështetje të ndikimit që synohet përmes këtij projekti kërkimor, një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe përhapjes së rezultateve kërkimore të arritura, përmes kanaleve të ndryshme, si akademike ashtu edhe në politika apo linja veprimi.
Takimi i radhës është planifikuar për në shkurt të 2016-ës, në kuadër të konferencës përmbyllëse të projektit që do të mbahet në Beograd.

             

 

Projekti mbështetet në kuadër të kornizës së Programit për Promovimin e Studimeve Rajonale në Ballkanin Perëndimor (RRPP) i cili menaxhohet nga Universiteti i Friburgut, nën mandatin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamentit Federal të Marrëdhënieve me Jashtë.

Regional Research Promotion Programme in the Western Balkans