Nga identitetet përfshirëse te shoqëritë përfshirëse:

Shqyrtimi i identitetit të përbërë social te të rinjtë në Ballkanin Perëndimor

 

  • Home
  • Informacion mbi projektin

Informacion mbi projektin

Një mori kërkimesh socio-psikologjike të kohëve të fundit konfirmojnë në mënyrë të vazhdueshme një lidhje të fortë mes identiteteve përfshirëse të individëve kundrejt shoqërive përfshirëse (Bodenhausen, 2010). Asnjëherë nuk është i mjaftueshëm promovimi i barazisë dhe inkurajimi i përfshirjes sociale; një klimë adekuate nevojitet të krijohet për implementimin me sukses të politikave të tilla. Vetëm informimi i njerëzve rreth nevojës për të kapërcyer ngarkesat etnike dhe ndarjet fetare, zakonisht nuk ka efikasitet në ndryshimin e sjelljes së tyre; përkundrazi - nevojitet një ndërhyrje më e thellë për të trajtuar mënyrën se si e shohin ata veten: jo në mënyrë njëdimensionale - thjesht si anëtar të një grupi - por në mënyrë më përfshirëse, me lirinë për t’u identifikuar me shumë grupe. Politikat që prekin të rinjtë (për shembull, Strategjitë Kombëtare ose Rajonale për të Rinj nga të gjitha vendet) të gjitha promovojnë barazi në grup, përfshirje dhe aktivizëm civil por në fund të fundit, shumë rrallë trajtojnë çështjet e identitetit. Për të rritur tërheqjen reciproke (kohezionin) rajonale si dhe atë brenda vetë një vendi, nevojitet të kultivohen identitete etnike dhe fetare më përfshirëse, por gjithashtu edhe identitete alternative (evropiane, rajonale, gjinore, nën-kulturore) përveç atij etnik dhe fetar. Një mënyrë e rëndësishme për këtë është përkufizimi i qartë i kushteve që ushqejnë Identitetin Social të Përbërë (SIC), sikurse dëshmojnë edhe studimet që njerëz me identitet sociale të përziera manifestojnë tolerance më të lartë ndër-grupore, janë më të gatshëm të tregojnë veten në mënyrë vullnetare dhe të jenë më aktive nga pikëpamja sociale, por gjithashtu kanë gjasa që të përqafojnë edhe politikat e përshtatshme sociale kundrejt grupeve përjashtuese.

Ky projekt ka për qëllim mbledhjen e informacioneve që do të shërbejnë si një gurthemel për krijimin e programeve dhe politikave të përshtatshme që do të trajtojnë pabarazinë përmes promovimit të një mënyre më komplekse se si e shohin veten të rinjtë në Ballkanin Perëndimor. Studimi aktual do të ndërtohet mbi rezultatet e një studimi të mëparshëm që ka të bëjë me ndërthurjen dhe strukturën e identitetit social, si dhe lidhjet reciproke të tij. Duke hetuar këto çështje në kontekst të veçantë në Ballkanin Perëndimor, ne do të përpiqemi të zbulojmë dhe kuptojmë mënyrat me të cilat mund të ndikojmë tek ndërthurja e identitetit social si dhe të promovojmë efektet përfituese të tij. Në fokus të studimit tonë do të jenë të rinjtë, të cilët, ne besojmë se përfaqësojnë një nga burimet më të rëndësishme të rajonit tonë në nxitjen e ndryshimeve sociale. Këta breza nuk kanë pasur rol aktiv në luftërat dhe konfliktet që ndodhën gjatë viteve ’90 në këtë rajon, ndaj ka shumë mundësi që ata të dëshirojnë ta hedhin pas të kaluarën dhe të punojnë për zhvillimin e këtij rajoni në të ardhmen.

Ne zhvilluam një plan kompleks studimor me qëllim që të eksplorojmë në thellësi përparësitë dhe pasojat e Identitetit Social të Përbërë (SIC). Ne planifikojmë të anketojmë gjithsej 800 të rinj nga 4 shtete, me të dy statuset – shumicë dhe pakicë – si dhe të kryejnë 8 grupe fokusi, 8 raste studimore si dhe të ofrojmë një testim përmes internetit për të mbledhur të dhëna shtesë.

Projekti mbështetet në kuadër të kornizës së Programit për Promovimin e Studimeve Rajonale në Ballkanin Perëndimor (RRPP) i cili menaxhohet nga Universiteti i Friburgut, nën mandatin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamentit Federal të Marrëdhënieve me Jashtë.

Institucioni kryesues: Fakulteti i Filozofisë, Universiteti i Beogradit, Serbi

Koordinator i Projektit: Nebojsha Petroviq i Iris Žeželj

Kontakt: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Partnerë:

Fakulteti i Filozofisë, Universiteti i Banja-Lukës, Bosnjë-Hercegovinë

Shkolla e Shkencës dhe Teknologjisë e Sarajevës, Bosnjë-Hercegovinë

Studiues të pavarur nga Maqedonia

Studiues të pavarur nga Kosova

Kohëzgjatja: 18 muaj

Vlera: 195 796 franga zvicerane

             

 

Projekti mbështetet në kuadër të kornizës së Programit për Promovimin e Studimeve Rajonale në Ballkanin Perëndimor (RRPP) i cili menaxhohet nga Universiteti i Friburgut, nën mandatin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Departamentit Federal të Marrëdhënieve me Jashtë.

Regional Research Promotion Programme in the Western Balkans